OnePlus 3, kjo është data e shumëpritur e lançimit !

OnePlus 3

Deri më tani është pritur njoftimi për lançimin e OnePlus 3 ndërkohë që së fundmi është bërë e ditur data e saktë e prezantimit nga kompania kineze.

Sipas një konsumatori të produkteve nga OnePlus është bërë e ditur se gjenerata e tretë e telefonit të kësaj kompanie do të lançohet në treg më 14 qershor.

Lajmi është bërë i ditur përmes komunikimit online të këtij konsumatori me njërin prej zyrtarëve të kompanisë. Përpos datës së lansimit ende nuk janë bërë zyrtare specifikat e Oneplus 3.

Megjithatë, spekulimet e deritanishme na bëjnë të ditur se pritet një pajisje e cila do të ketë ekran prej 5.5” me rezolucion 1080×1920, kamerë 16 MP dhe proçesorin Snapdragon 820. Për më shumë, OnePlus 3 pritet të vijë me mundësi përzgjedhje të memories RAM mes 4 ose 6 GB dhe hapësirave të brendshme prej 32 ose 64 GB.

Detajet e sakta mbi performancat e pajisjes do të bëhen të ditura pas lançimit zyrtar më 14 qershor.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHuawei padit Samsung !