Facebook shfaqet me kompetitiv se kurrë, ofron thirrje në grup

facebook-messenger group call

Facebook ka lançuar veçorinë e re të thirrjeve në grup tek aplikacioni i saj për mesazhe Messenger. Veçoria do të ofrohet tek të gjitha pajisjet iOS dhe Android, dhe do të shfaqet si një ikonë telefoni në bisedat në grup. Një përdorues mund të telefonojë deri në 50 miq njëherësh.

Messenger është një ndër aplikacionet më të përdorur për mesazhe, me më shumë se 900 milionë përdorues aktivë mujor. Për të rritur edhe më shumë popullaritetin e tij, kompania ka shtuar disa veçori të reja shumë funksionale. Këtu përfshihen veçoria e pagesave e ngjashme me Venmo, lojërat gazmore si basketboll dhe shah, dhe asistentin e ri virtual. Të gjitha këto veçori e kanë bërë Facebook Messenger një platformë gjithëpërfshirëse komunikimi.