Komisioni Amerikan i Sigurisë shpall ‘hoverboard’ si të rrezikshmëm

Komisioni Amerikan i Sigurisë së Produkteve Konsumatore (CPSC) ka shpallur si të rrezikshëm ‘hoverboard-ët’, duke i konsideruar ato si produkte me rrezik të madh për konsumatorët. Menjëherë më pas CPSC u ka dërguar të gjithë prodhuesve të ‘hoverboard’ një njoftim zyrtar lidhur me këtë qëndrim, që vjen pas një muaji investigim nga vetë CPSC.

‘Hoverboard-ët’ janë konsideruar si dhurata më e preferuar për festat e fundvitit në muajin Dhjetor, por shumë nga këto pajisje për fat të keq, merrnin flakë. CPSC u ka dërguar prodhuesve, shitësve dhe importuesve standarte të reja lidhur me hoverboard-ët. Në qoftë se këto standarte nuk zbatohen, atëherë qeveria amerikanë do të ndërmarrë masa kundrejt këtyre kompanive.

hoverboard-fire