Inteligjenca në këmbët tuaja | Së shpejti në treg nga Samsung

 

Kompanitë teknologjike duan që gjithçka që ju vishni të jetë inteligjente. Samsung po përpiqet të sjellë inteligjencën tek këmbët tuaj me këpucët inteligjente IOFIT.

Këto këpucë do të përdoren për të monitoruar aktivitetin tuaj fizik. Ato nuk do të tregojnë vetëm sa hapa keni ecur, por do të analizojnë qendrën e gravitetit ndërsa ushtroheni, për t’ju dhënë një ide mbi qëndrimin tuaj.

Samsung

Secila këpucë ka një shollë që mat peshën, forcën e këmbës, qendrën e gravitetit, forcën e kontaktit me tokën etj. Ato janë të pajisur edhe me një bateri që zgjat deri në 10 ditë. Për momentin këpucët janë vetëm një prototip dhe Samsung po kërkon për kompani që merren me prodhimin e këpucëve që të përfshijë teknologjinë e saj tek këpucët.

Një zëdhënës i Samsung ka konfirmuar për mediat se po vazhdojnë me zhvillimin e këtij prototipi dhe versionin e parë të tij  do t’a shfaqin gjatë Kongresit Botëror të Telefonave, që do të zhvillohet ditët e ardhshme në Barcelonë.