Instagram së shpejti do të shfaqë numrin e shikimeve të videove

 

Instagram, pasi zbuloi se të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi të përdorin njëkohësisht disa llogari në brendësi aplikacionit të tij, rrjeti social nën pronësi të Facebook njoftoi se do të ofrojë së shpejti një tjetër veçori për përdoruesit. Gjatë javëve të ardhshme do të shfaqet numri i shikimeve të videove, siç mund ta shihni në foton e mësipërme.

Kompania ka vendosur të ofrojë këtë veçori duke qenë se shikimet e videove janë një nga format më të përhapura të reagimeve. Informacioni se sa herë është parë një video do të zëvendësojë pëlqimet. Për të parë numrin e pëlqimeve, ju duhet të klikoni tek fjala “shikimet”.

Instagram ka premtuar se do të sjellë disa veçori të reja tek aplikacioni gjatë këtij viti.