Raspberry Pi Zero, një mini-kompjuter që kushton vetëm 5 dollarë

Fondacioni Raspberry Pi zbuloi sot një kompjuter të ri me çmim të ulët, i quajtur Pi Zero. Ky kompjuter kushton vetëm 5 dollarë.

Veçoritë e Raspberry Pi Zero janë:

  • Procesori Broadcom BCM2835 – me arkitekturë ARM11 me shpejtësi 1GHz (40% më i shpejtë se Raspberry Pi 1)
  • 512MB LPDDR2 SDRAM
  • Një vend për kartën micro-SD
  • Një portë mini-HDMI
  • Porta Micro-USB për të dhënat dhe fuqizimin me energji
  • Përmasat: 65mm x 30mm x 5mm

Meqë kushton më lirë se kompjuterët e tjerë të krijuar nga Raspberry Pi, mungojnë disa veçori, si porta Ethernet, si dhe ka më pak RAM. Megjithatë, ashtu si pajisjet e tjera Raspberry Pi, edhe kompjuteri Raspberry Pi Zero operon me Raspbian dhe shumë aplikacione të tjera popullore, si Scratch, Minecraft dhe Sonic Pi.