Një doodle kushtuar zbulimit më të rëndësishëm për njerëzimin

Në motorin e kërkimit sot shfaqet një doodle i veçantë që i dedikohet një prej zbulimeve më të rëndësishme të njerëzimit. 41 vite më parë, një grup arkeologësh nga Etiopia zbuluan mbetjet e një skeleti të lashtë që tregon për prejardhjen e njeriut.

I quajtur “Lucy”, skeleti daton rreth 3.2 milionë vite më parë – Lucy ishte skeleti i parë thuajse plotësisht i ruajtur në gjendje të mirë i një“australopithecus afarensis”, një nga llojet, që, sipas shkencëtarëve, besohet se haset në rrugën e zhvillimit të majmunit në njeri.

Në vitin 1974, arkeologët Donald Johanson dhe Tom Gray gjetën 47 kocka (që përbëjnë rreth 40% të gjithë skeletit) dhe arritën të formojnë një ide më të qartë se nga e ka prejardhjen njeriu. Bazuar në strukturën e skeletit, ata dolën në përfundimin se skeleti i përkiste një femre, dhe i vendosën emrin “Lucy” sipas këngës hit të Beatles asokohe “Sky With Diamonds”.