Krijoni pasqyrën tuaj inteligjente me një pasqyrë dhe një tablet Android | VIDEO

A nuk do të ishte mirë sikur të zgjoheni në mëngjes dhe pasqyra t’ju tregojë të gjithë lajmet më të rëndësishme të ditës, si motin, agjendën e ditës, njoftime etj? Nëse edhe ju e doni një gjë të tillë, atëherë mund t’ju interesojë zbulimi më i fundit: Ju mund të krijoni një pasqyrë inteligjente duke përdorur tabletin Android. Duhet të blini disa materiale: një pasqyrë, ngjitëse plastike, një karton, gërshërë dhe një kabllo USB të gjatë.

Kështu ju mund të ndërtoni një pasqyrë inteligjente shumë herë më të lirë se pasqyrat që janë aktualisht në treg. Sigurisht, që pasqyra inteligjente të funksionojë duhet të shkarkoni aplikacionin HomeMirror tek tableti Android.

Në uebsajtin e kompanisë Adafruit mund të gjeni të gjitha udhëzimet se si të lidhni pasqyrën me tabletin Android. Për më tepër informacion klikoni këtu.