Krijohet ekrani për telefona që nuk konsumon energji

Rreth 60% e baterisë tek smartphonet konsumohet nga ekrani i tij, prandaj dhe përdoruesit preferojnë ta ulin ndriçimin e ekranit për të ruajtur sa më shumë baterinë. Ka edhe ekrane me letër elektronike që nuk konsumojnë shumë energji, por nuk janë shumë praktike.

Një grup shkencëtarësh britanikë nga Universiteti i Oksfordit, të njohur me emrin “Bodle Technologies”, kanë krijuar një ekran që nuk konsumon energji edhe nëse ndriçimi është i lartë. Ata kanë përdorur impulse elektrike për të krijuar një ekran të tillë. Shkencëtarët kanë kontaktuar disa kompani teknologjike për të përfshirë këtë ekran tek pajisjet e tyre elektronike.

Themeluesi i kompanisë “Bodle Technologies”, Dr. Peiman Hosseini, beson se një teknologji e tillë do të sjellë revolucion tek telefonat dhe orat inteligjente. Ai mendon gjithashtu se teknologjia mund të përdoret edhe tek ndërtesat, për të krijuar dritare inteligjente që bllokojnë valët infra të kuq, duke i mbajtur kështu ndërtesat të ngrohta.