iPhone 7 mund të ketë një buton paniku

Apple do të vendosë një “buton paniku” tek sensori Touch ID i iPhone-it. Patenta, për të cilën pati aplikuar në maj të 2014 dhe e siguroi këtë javë, zbulon se si sensori mund të përdoret për të aktivizuar butonin e panikut, duke ndaluar kështu përdorimin e pajisjes nga të tjerët.

Sensori për gjurmët e gishtave është përdorur për herë të parë tek iPhone 5s, ku shërbente për të aktivizuar telefonin dhe si mjet identifikimi kur bëhen blerje në iTunes. Ai është përfshirë më vonë tek gjeneratat iPhone 6 dhe 6s, si dhe tek modelet e fundit të iPad-ve.

Butoni i ri i panikut do të shërbejë për të lajmëruar përdoruesin kur dikush tjetër përpiqet të përdorë telefonin. Përdoruesi do të njoftohet tek një pajisje tjetër elektronike, si kompjuter apo tablet, nëse aktivizohet butoni i panikut tek iPhone.

3