Google mund të ndërhyjë tek 74% e pajisjeve Android me kërkesë të gjykatës

Nëse keni një pajisje të vjetër Android, ose nuk e keni përditësuar akoma me versionin e fundit të këtij sistemi operativ, duhet të keni kujdes, pasi Google ka fuqinë të ndërhyjë tek pajisja juaj.

Sipas disa dokumenteve të siguruar nga The Next Web, Google mund të ndërhyjë tek pajisjet e vjetra Android nëse i kërkohet nga një gjykatë. Pajisjet që operojnë me sistemin Android 5.0 Lollipop ose një version më të ri nuk janë të rrezikuara, pasi përdorin një kod të veçantë kodimi dhe Google nuk ka mundësi që t’i monitorojë në distancë.

Bazuar në të dhënat e Android, rreth 74% e pajisjeve operojnë me versione më të vjetra se Android 5.0, që do të thotë se pjesa më e madhe e pajisjeve Android janë të rrezikuara.