Microsoft prezanton tabletin e ri Surface Pro 4

Siç edhe na ishte premtuar, Microsoft përditësoi linjën e tabletëve të saj të cilësisë së lartë me tabletin e ri Surface Pro 4. Tableti ka një dizajn thuajse të ngjashëm me modelin e vitit të kaluar, por është i hollë 8.4 mm dhe ka një ekran më të madh, 12.3 inç. Ekrani është shumë i mprehtë, me rezolucion 2736 x 1824 dhe densitetet 267 pikselë për inç. Ai është më i saktë se më parë dhe ofron pamje më të qartë falë teknologjisë PixelSense Display të Microsoft-it.

Surface Pro 4 ka 16GB RAM dhe 1TB memorie. Ai fuqizohet nga gjenerata e gjashtë e procesorit Intel Core i7. Tableti që konvertohet në laptop është 30% më i shpejtë se Surface Pro 3 dhe 50% më i shpejtë se MacBook Air.

3

Tableti ofron sistemin e sigurisë biometrike Microsoft Hello, i cili iu ndihmon të regjistroheni tek pajisja nëpërmjet syve, gjurmëve të gishtërinjve ose fytyrës.

4

Tastiera Type Cover gjithashtu ka ndryshuar, është bërë më e hollë dhe përmban një trackpad 40% më të madh se modelet e mëparshme.

6

Çmimet për Surface Pro 4 fillojnë nga 899 dollarë deri në 2,199 dollarë. Aksesorët, si tastiera po lapsi digjital, nuk përfshihen në çmim. Tastiera Type Cover kushton 129.99 dollarë, ndërsa lapsi Surface Pen kushton 59.99 dollarë.

7

2 5