Microsoft prezanton Lumia 950 XL, terminali më i fuqishëm me Windows 10 Mobile

Microsoft prezantoi së fundmi të shumëpriturit Lumia 950 dhe Lumia 950XL. Ata janë smartphonet e parë Windows 10 Mobile dhe pajisjet më të fuqishme që Microsoft ka realizuar deri tani.

Lumia 950XL ka ekran 5.7 inç me rezolucion QHD. Ai fuqizohet nga proçesori Snapdragon 810 me katër bërthama Cortex-A57 me shpejtësi 2GHz dhe katër bërthama Cortex-A53s me shpejtësi 1.5GHz, GPU Adreno 430, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Kamera PureView 20MP gjendet në anën e pasme me blic të trefishtë LED dhe gjeneratën e pestë të stabilizuesit optik të imazheve. Ndërsa kamera ballore është 5 MP me blic LED. Një bateri me kapacitet 3,340mAh kujdeset për autonominë e pajisjes.

Ai ofron gjithashtu sistemin e sigurisë biometrike Microsoft Hello, i cili i’u ndihmon të regjistroheni tek pajisja nëpërmjet syve, gjurmëve të gishtërinjve ose fytyrës. Risia më e madhe e këtij telefoni është teknologjia Continuum, e cila transformon Lumia 950 XL në një kompjuter desktop. Telefoni ka edhe një portë USB-je të tipit C, duke zëvendësuar atë MicroUSB, e cila premton shpejtësi transmetimi të dhënash prej 5GB për sekondë dhe mund të karikojë baterinë në 50 % për vetëm 30 minuta.Microsoft zbuloi Lumia 950 XL.

Microsoft Lumia 950 XL do të hidhet në treg muajin e ardhshëm dhe do të shitet për 649 dollarë. Kompania ka krijuar edhe një version me dy karta SIM.