Microsoft Lumia 950: ekran 5.2 inç, kamera 20MP dhe Windows 10 në bord

Gjatë eventit të zhvilluar dje Microsoft prezantoi disa pajisje të reja ku një ndër to ishte edhe Lumia 950. Pajisja Windows 10 Mobile vjen me ekran 5.2 inç me rezolucion QHD dhe panel AMOLED.

Kamera e pasme është e njëjtë si tek Lumia 950XL, sensori PureView me rezolucion 20 MP (1/2.4″) me gjeneratën e pestë të stabilizuesit optik të imazheve dhe optikën Carl Zeiss (f/1.9). Kamera mund të regjistrojë video me rezolucion 2016p. Telefoni ka edhe kamerë 5 MP, por pa blic LED.

Lumia 950 fuqizohet nga proçesori Snapdragon 808 dhe 3GB RAM. Telefoni vjen me slot për USB të tipit C dhe teknologjinë e furnizimit me energji Wireless Charge. Ai furnizohet nga një bateri me kapacitet 3,000mAh.

Microsoft Lumia 950 do të dale në treg në muajin nëntor dhe do të shitet për 549 dollarë. Kompania ka krijuar edhe një version me dy karta SIM.