Lenovo prezantoi laptopin e ri Yoga 900.. për 1199 dollarë !

Lenovo prezantoi sot një laptop të ri, i cili mund të konvertohet edhe në tablet. Laptopi, i quajtur Yoga 900, ka ekran me prekje 13.3 inç me rezolucion 3,200×1,800p IPS, gjeneratën e gjashtë të proçesorëve Core të Intel-it, 16GB LP-DDR3L RAM, kamerë CMOS 1 MP 720p, hard-disk Samsung SSD me hapësirë deri 512GB, bokset JBL, kartë lexuese 4 në 1, dy porta USB të tipit A, një portë USB të tipit C, 2×2 Wi-Fi 802.11ac dhe Bluetooth 4.0.

Përmasat e tij janë  324 x 225 x 14.9 mm dhe peshon 1.29 kg. Ai operon me sistemin Windows 10 Home. Një bateri 66WHr thuhet se do të zgjasë për 9 orë nëse laptopi përdoret për të pare video, dhe mbi 10 orë nëse përdoret për të shfletuar në internet me Wi-Fi.

Lenovo e cilëson atë si laptopi më i hollë në botë që përmban një procesor Intel Core. Yoga 900 do të ofrohet në ngjyrë ari, portokalli dhe argjendi. Çmimet për të do të nisin nga 1,199 dollarë.