Google Play Store së shpejti me një dizajn krejtësisht të ri

Google do të përditësojë dyqanin e saj të aplikacioneve dhe shërbimeve, Play Store, me një dizajn krejtësisht të ri. Inxhinieri i softuerit tek Google, Kirill Grouchnikov, ka shpërndarë në faqen e tij Google+ pamjet e para të dyqanit të gjigantit të kërkimit.

Versioni i ri do të njihet si Google Play 6.0. Ai do të ketë një dizajn të thjeshtë, me dy kategori kryesore: një për Aplikacionet dhe Lojërat dhe i dyti për Argëtim. Ky version i ri do të zëvendësojë faqen aktuale të dyqanit me gjashtë kategori: Aplikacionet, Lojërat, Filmat dhe TV, Muzikë, Libra dhe Lajmet.

Siç mund të shihni edhe në foton e mësipërme, të dy tabet kryesore do të kenë nënkategori. Për shembull, tabi Aplikacione dhe Lojëra do të ketë seksione si Lojërat, Kategoritë dhe Familja. Ndërsa tek tabi Argëtime do të ketë nënkategori për Filmat dhe TV, Muzikë, Libra dhe Lajme.