Barnes & Noble lançon tabletin Samsung Galaxy Tab E Nook | Zbritje e konsiderueshme nese e porosisni nga iPad

Barnes & Noble dhe Samsung kanë shtuar një pajisje të re në serinë e tyre të tabletëve: Samsung Galaxy Tab E Nook, që kushton vetëm 249 dollarë.

Galaxy Tab E Nook është pajisja e tretë që kompanitë kanë krijuar sëbashku. Tabletin mund t’a përdorni për të lexuar libra, gazeta dhe revista. Ekrani i tij është 9.6 inç dhe mund të ndahet në dy pjesë nëpërmjet veçorisë Multi-Window të Samsung-ut për të hapur dy aplikacione njëkohësisht.

Tableti ka të instaluar dyqanin e librave Nook, i cili përmban mbi 4 milionë libra, 110 mijë libra për fëmijë dhe 100 revistat më të shitura.

Sa i përket harduerit, tableti është u ngjashëm me Samsung Galaxy Tab E 9.6. Kështu ai ka ekran me prekje 9.6 inç me rezolucion 1,280×800, kamerë të pasme 5 megapikselë, kamerë ballore 2 megapikselë, procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.3 GHz, 1.5GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 5,000 mAh.