Oppo R5, vjen versioni “S” me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme

Oppo ka lançuar të riun Oppo R5s, versionin e përmirësuar të Oppo R5 i cili tani disponon 3GB RAM LPDDR3 dhe 32GB memorie të brendshme, gjithmonë të pazgjerueshme. Mbeten të pandryshuara specifikat e tjera hardware.

Oppo R5s ka një trashësi shumë të reduktuar, vetëm 4.85mm. Pesha është 155 gramë. Ndër specifikat teknike gjejmë një ekran 5.2 inç AMOLED me rezolucion FullHD dhe një dendësi prej 424ppi, një proçesor Snapdragon 615 1.5GHz octa-core me GPU Adreno 405, Wi-Fi 802.11a/b/g/n (2.4GHz ), Wi-Fi Direct, Bluetooth 4.0, mbështetje për rrjetet LTE, një kamera të pasme me sensor Sony Exmor IMX214 BSI 13MP me apatur f/2.0 dhe një kamera frontale 5MP. Bateria, e integruar, është 2000mAh me karikim të shpejt VOOC.

Sistemi operativ është ende Android në version 4.4.4 me ndërfaqe ColorOS 2.0. Oppo R5s do të jetë në dispozicion nga nesër në Europë në ngjyrë “gri” me një çmim prej rreth 199 euro.