Western Digital lançon SSHD Blue me 8 GB memorie Cache

Në luftë, në qoftë se duam të mësojmë, në mes SSD dhe HDD, janë ndërfutur edhe zgjidhje hibride, gjithnjë e më shumë popullore në sistemet e rangut të mesëm dhe sidomos në Notebook dhe Ultrabook.

Kur flasim për disqe hibride i referohemi natyrisht një SSHD, produkte që siç mund t’a imagjinoni, ofrojnë një zgjidhje të mesme ndërmjet një HDD të zakonshëm dhe një SSD, në sajë të një Cache të dedikuar me Memorie NAND.

Western Digital, një markë që beson tek ky produkt, njoftoi sot disponueshmërinë e WD Blue SSHD të tij me një kapacitet prej plot 4 TeraByte dhe një Cache prej 8GB.

Natyrisht jemi përballë një drive të destinuar për sistemet desktop apo server që kërkojnë kapacitet të madh magazinimi, megjithatë, kompania vjen në ndihmë të të gjithë përdoruesve duke përfshirë një version 2.5 inç për notebook prej 1TB.

Më në detaje, WD WD40E31X ka një rotacion prej 5400 RPM, me një ndërfaqe SATA 6 Gbps dhe një cache DRAM 64MB me një NAND prej 8 GB.

Çmimet nuk janë aspak të këqija, 179 $ për modelin me 4TB dhe 99 $ për atë me 1TB.