Ky koncept i Microsoft Lumia 940 e bën Windows 10 Mobile jashtëzakonisht të dëshirueshëm | fotogaleri

Kthehemi në maj, aty ku Microsoft ka konfirmuar se do të lançojë një Windows 10 Mobile flagship, diku nga fundi i këtij viti. Megjithatë, ne mund të shohim më shumë se një flagship të ri nga Microsoft, pasi që thashethemet thonë se kompania është duke punuar në një Lumia 940, një Lumia 940 XL, dhe madje edhe një Lumia 1030 (edhe pse 1030 mund të jetë anuluar).

Lumia 940 është padyshim pasardhësi i të suksesshmit Nokia Lumia 930. Kemi dëgjuar se 940 mund të ketë një ekran 5.2-inç Super AMOLED 1080p, kamera frontale 5MP, dhe një kamera të pasme 25MP PureView me triple-ton LED flash. Ky dispozitiv i ri nga Microsoft gjithashtu mund të ofrojë një proçesor hexa-core Snapdragon 808, 3 GB RAM, mbi 128 GB hapësirë magazinimi, dhe një bateri prej 3250mAh. Bazuar në këto thashetheme, projektuesi Jonas Daehnert kohët e fundit ka krijuar një koncept të Lumia 940 që duket shumë i dëshirueshëm (në tri versione me ngjyra: të zezë, të kuqe dhe të gjelbër).

Natyrisht, i vërteti Lumia 940 duhet të operojë me Windows 10 Mobile, i cili me shumë gjasa do të thotë se nuk do të dalë në treg para shtatorit (kur versioni i ri i OS pritet që do të dalë zyrtarisht). Deri kur të dëgjojmë më shumë për këtë, shikoni konceptin e Lumia 940 më poshtë dhe na tregoni, nëse ju mendoni se ky smartphone do të jetë vërtetë kështu.