Windows 10: Continuum do të transformojë smartphonin në një PC | VIDEO

Modaliteti Continuum i Windows 10 do të ofrojë mundësi për t’a kthyer smartphone tuaj në një PC të vërtetë, me aftësinë për t’u lidhur me tastierën, mouse dhe monitor të jashtëm. Ky funksion do të jetë në dispozicion për pajisjet e klasës më të lartë ‘premium’.

Lidhja e smartphone tuaj në një monitor të jashtëm, do të përshtasë automatikisht çdo element të ndërfaqes për të përfituar nga sipërfaqja më e madhe e ekranit, ndërsa aftësia për të lidhur mouse dhe tastierën bluetooth do t’i sigurojë përdoruesit të gjitha aspektet e ngjashme me ato të PC. Gjatë prezantimit, Microsoft demonstroi modalitetin Continuum të aplikuar në një smartphone me app Office.

Vështirë të imagjinohet se Lumia-t low-cost të mund të përfitojnë nga karakteristikat e përshkruara më sipër, por përdoruesit që zgjedhin një top gamë do të përfitojnë me siguri nga kjo vlerë e shtuar.