Ky artikull i dedikohet nostalgjikëve të “Snake” | Shkarkojeni

Nëse ju mungojnë ditët kur nuk bombardoheshit me njoftime në telefona, por vetëm luanit lojën e famshme “Snake”, atëherë ky artikull ju dedikohet juve: Ju mund t’a luani tani këtë lojë në smartphonet tuaj. Aplikacioni ‘Snake ’97: retro phone classic‘ ju lejon të luani lojën “Gjarpër” siç ishte në vitin 1997 kur u krijua.

Ky aplikacion i jep smartphonit tuaj pamjen të një celulari të vjetër Nokia, vetëm se nuk do të mund të shtypni butonat e telefonit. Aplikacioni mund të shkarkohet në pajisjet iOS, Android dhe Windows Phone. Versioni Windows Phone kushton 0.99 euro, versioni Android është falas, ndërsa për pajisjet iOS ka një version falas dhe një version që kushton 0.99 euro.