Windows 10: deri në 15 GB hapësirë më shumë për përdoruesit

Microsoft ka lëshuar kohët e fundit disa informacione interesante në lidhje me një funksion të ri të Windows 10 që do t’ju kursejë një sasi të konsiderueshme të hapësirës së magazinimit.

Siç është shpjeguar nga vetë Microsoft përmes një postimi në blogun e tij, Windows 10, mes risive të tjera që do të sjellë me vete, do të ndërfusë një algoritëm të ri compression (ngjeshje) që do të përdoret si nga smartphone dhe nga PC dhe në rastin e fundit do të kursejë 1.5 GB tek sistemet 32-bit dhe 2.6 GB tek sistemet 64-bit.

Windows_10_Example_Saving

Për më tepër, në sajë të disa përmirësimeve të bëra tek funksionalitetet e rikthimit, versioni i ardhshëm i sistemit operativ Microsoft nuk do t’i duhet një particion i veçantë rikthimi, duke na lejuar të kursejmë 4 – 12 GB në varësi të modelit të PC.

Për të parandaluar që materialet e sistemit të ngjeshjes të dëmtojnë performancën e PC, Windows 10 do të analizojnë një numër faktorësh si sasinë e RAM dhe shpejtësinë e CPU për të përcaktuar se cilin faktor ngjeshje duhet të përdori.