Loja e fshehur e shfletuesit Chrome është tani në dispozicion në Play Store

Nëse nuk e keni ditur, Google Chrome ka një lojë të fshehur e cila shfaqet pjesërisht kur ju navigoni në momentin që nuk keni internet ne smartphone apo kompjuterin tuaj. Pra siç mund të kuptohet, kjo lojë është në dispozicion edhe në pajisjet mobile ku është instaluar Chrome dhe mund të aktivizohet duke prekur dinozaurin e vogël T-Rex.

Sa i përket versionit në kompjuter, loja mund të aktivizohet duke shtypur butonin space nga tastiera juaj.

Megjithatë, nëse ju dëshironi t’a luani këtë lojë edhe me internet të aktivizuar, në Play Store mund të shkarkoni direkt lojën pa pasur nevojën e shfletuesit Chrome duke klikuar këtu.

lOxddQL

Lojë të mbarë !