Në Amerikë është duke u rritur popullariteti i futbollit në sajë të serisë FIFA

Ata që janë përgjegjës të EA Sports kanë thënë kohët e fundit se, në sajë të serisë FIFA, popullariteti i futbollit në Amerikë është duke u rritur në mënyrë të kënaqshme, ky pretendim u konfirmua edhe si rezultat i një studimi të kryer nga ESPN Sports.

Nëpërmjet një grafiku informativ, publikuar në sitin zyrtar të EA, publikuesi shpjegon se 34% e amerikanëve të cilët kanë filluar të luajnë FIFA në platforma të ndryshme, fillimisht nuk ishin tifozë të futbollit, por më pas ata filluan që të bëhet tifoz të vërtetë të sportit në fjalë. 50% e të cilëve pasi provuan FIFA janë afruar shumë më pranë futbollit.

Në mesin e informatave të tjera që përmbante grafiku, thuhet se FIFA 14 në Shtetet e Bashkuara ka arritur rezultate të mahnitshme, me mbi 293 milionë ndeshje të luajtura në një vit.

fifa ne amerike