Inbox: një platformë e re Open-Source që ju lejon të hyni në shërbimet email duke përdorur aplikacionet e palës së tretë

Inbox, sturtup i themeluar nga ish punonjësit e Dropbox, njoftoi për platformën Open-Source që ju lejon të zhvilloni aplikacione që të hyni në shërbime të postës elektronike të tilla si Microsoft Exchange, Gmail dhe Yahoo Mail, duke përdorur një API të vetme. Google, në konferencën e tij të zhvilluesve Google I/O në fillim të këtij muaji njoftoi API e reja që u lejojnë zhvilluesve të hyjnë në mesazhe, temat dhe etiketat në Gmail, pa përdorur IMAP. Sturtup Inbox siguron mjete të ngjashme, por në kontrast me Gmail është Open Source që do të thotë se mbështet shërbime të tjera të postës elektronike (duke përfshirë dhe bizneset).

Kompania është bashkë-themeluar nga MIT Michael Grinich, ish inxhinier në Dropbox dhe designers Nest, dhe Christine Spang, inxhinier Linux në Ksplice (blerë nga Oracle). Ekipi gjithashtu përfshin MIT të ndryshëm, si dhe ata me përvojë në Google dhe Firebase.

Duke pritur për një version hosted(SaaS), zhvilluesit mund të kryejnë motorin e sinkronizimit në një makinë virtuale dhe të fillojnë testimin e aftësive të platformës, duke përdorur SDK për iOS dhe JavaScript për të shkruar aplikacionet e para. Inbox zëvendëson të gjitha tiparet e IMAP dhe SMTP, duke bërë të mundur që ju të arrini një klient të plotë për e-mail.